Eksodi i luftës në telajo - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-13 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai di të luajë aq bukur me ngjyrat. Veprat e tij kanë një ndjeshmëri mallëngjyese, prekëse dhe një çiltërsi të skajshme. Kështu shkruan Arlette Rouge, kryetarja e shoqatës së artistëve në Francë për veprën e Gani Bytyçit. Në Tiranë keni mundësinë ta njihni përmes 70 telajove që ai ka mbledhur nga ekspozitat në Kosovë, Francë e Zvicër ku jeton aktualisht. Ekspozita nis me qenie në rrugëtim, me dramën njerëzore të turmave që duan t?i shpëtojnë luftës për të shkuar ndoshta edhe drejt shtegut ku lundron vdekja. Vetë autori i këtyre veprave, ka jetuar një dramë të tillë, por pa përdorur asnjë simbol etnik, dhembja në telajot e tij vjen universale. Ikjes masive të turmave, i zënë pritën portrete plot plagë e trishtim që mbartin fytyrat e detajuara shkëputur nga paradoksi i turmave. Ngjyra e dhembjes, e kuqja e kombit të tij, fashitet në rrugëtimin e fundit të ekspozitës. Seksioni i tretë i veprave sjell më shumë qetësi, në peizazhe me ngjyra të qeta, si ajo çka vjen pas lufte e që simbolikisht, Gani Bytyçi krahason edhe me pritjen në Tiranë. Ekspozita që ka marrë jetë këtë fundjavë në Ak Art Galeri në ?Concord Center? do të jetë e hapur për publikun deri në fund të këtij muaji.