http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është kisha e Shën Ndout, një vend i shenjtë për besimtarët e krishtere. E pozicionuar në kodrën sipër qytetit të Laçit, ky vend çdo vit në qershor shndërrohet në destinacionin kryesor te pelegrinëve. Me qirinj në duar dhe lutje të ndryshme të rritur e të vegjël, besimtarë të të gjitha feve, kanë përshkruar në këmbe rrugën drejt vendit ku ndodhet kisha. Ashtu si çdo vit, rrugëtimi i besimtareve drejt kishës se Laçit është monitoruar nga forca policore dhe shërbimi i urgjencës. Në dy ditët e festës,12 dhe 13 qershor, kjo kishë vizitohet nga mijëra pelegrinë. Në këtë festë duket se më të përfituar financiarisht janë ata që krijon parkingje në qytet, pasi policia nuk ka lejuar mjetet te kisha, ndërsa parkingu për një automjet kushton 500 lekë.