Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në kishën e Shën Ndout në Laç, mbrëmjen e 12-qershorit i cili vijon përgjatë gjithë dites së sotme për të kremtuar festen e Shna Ndout.
Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit por edhe shtete te huaj, besimtarët i drejtohen ketij tempulli të shenjtë duke përshkuar në këmbë të gjithë rrugën, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.
Teksa besimtarët flasin për mrekulli te ndodhura, bie në sy një lum pelegrinësh, të cilët natën do e kalojnë në zonën përreth kishës.
?Për mua ka bërë mrekulli. Dhjetë vjet kam qenë pa fëmijë tani kam vajzë e djalë? thotë një besimtare.
Mesha e madhe u mbajt në mesnatë, ndërsa riti më pas vijoi tek Shpella e Shen Vlashit, aty ku luten myslimanë e katolikë, pa dallim feje.
Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambjentëve të kishen kanë qëndruar në gadishmeri 4 autoambulanca. Ne këtë vend të shenjtë në ditët festive 12 dhe 13 qershor numri i pelegrinëve shkon në afro 1 milionë
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pelegrinazhi-ne-kishen-e-shen-ndout/