Report TV - 'Shën Ndou', mijëra besimtarë festojnë natën e madhe në Laç

2016-06-13 3

Qindra mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në kishën e Shën Ndout në Laç, mbrëmjen e 12-qershorit dhe gjatë ditës së sotme për të kremtuar festën e Shën Ndout.

Shumë prej tyre e kanë kaluar natën në këtë vend të shenjtë, duke pritur ditën e 13-qershorit.

Besimtare të të gjitha feve,të gjitha trevave dhe vendeve të huaja i drejtohen këtij tempulli të shenjtë duke përshkuar në këmbë të gjithë rrugën nga qyteti i Laçit e duke ndezur qirinj deri në majën e malit ku dhe ndodhet kisha, pasi besimtarët mundohen të imitojnë shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.

Besimtarët tregojnë për shumë mrekulli të ndodhura, ndërsa bie në sy një lum besimtarësh të cilët nga mungesa ku të flejnë përpara kishës janë zhvendosur në malet rreth e rrotull.

Mesha e madhe u mbajt në orën 24:00, ndërsa riti më pas vazhdoi tek Shpella e Shën Vlashit, aty ku falen myslimanë e katolikë, pa dallim feje.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetra forca policie, ndërsa pranë ambientëve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 4 autoambulanca.

I gjithë rituali ka kaluar pa incidente, ndërsa gatishmëria e autoriteteve do të vijojë deri në mbrëmjen e ditës së sotme.

Ne këtë vend të shenjtë për dy ditët festive 12 dhe 13 qershor numri i pelegrinëve shkon ne afro 1 milion.

Free Traffic Exchange