http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta ka marrë rolin e negociatorit mes dy partive më të mëdha në vend, me qëllim miratimin e reformës në drejtësi. Kreu i Kuvendit për rreth dy orë bisedoi me kryetarin demokrat Lulzim Basha, kohë gjatë të cilës u përpoq t?i garantonte për një proces legjitim dhe transparent për procedurat në funksion të miratimit të reformës. Kryeparlamentari theksoi se vetëm gjatë takimit me Bashën u njoh me kërkesën e opozitës për miratimin e formulës së ?vendeve të rezervuara?. Ai tha se gjithnjë ka mbështetur gjithpërfshirjen në procesin e hartimit dhe miratimit të reformës, me bazë opinionin e Komisionit të Venecias. I pyetur nëse ishte dakord për miratim të reformës edhe duke marrë vota të veçanta nga opozita, nëse PD do refuzonte ta votonte, Meta insistoi në rëndësinë e miratimit të saj, për një sistem drejtësie efikas. Përveç reformës në drejtë takimi Meta-Basha, shërbeu edhe për një dakordësi në parim mes tyre për numërimin dhe votimin elektronik, një kusht ky i opozitës. Edhe pse Lulzim Basha e ka akuzuar shpesh kryetarin e Kuvendit Meta, ky i fundit nuk harroi që takimin ta niste me një urim të veçantë me rastin e 42 vjetorit të lindjes së kreut të PD. Urim të cilin e shoqëroi me një tufë prej 42 trëndafilash blu.