Dy persona janë plagosur rëndë dhe një tjetër ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pasditen e të dielës në Kukës.
Burimet policore bëjnë me dije se ata po udhëtonin me një makinë me targa AA 965 MK, e cila ka dalë nga rruga.
Sipas të dhënave nga Policia ka humbur jetën 59 vjeçarja S.Cena ndërkohë 2 të pagosurit e tjerë janë dërguar drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të prezencës së lagështirës në rrugë.