Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës do të rindërtojë nga e para pallatin e sportit ?Asllan Rusi??, ndërsa parku olimpik do të jetë gati këtë vjeshtë, pjesa e lojërave me dorë.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në ambientet e ?Tirana Fan Zone? në sheshin ?Nënë Tereza?, ku Federata Shqiptare e Volejbollit zhvilloi Festivalin e Mini-Volley për fëmijë.
Veliaj: Pas suksesit të këndit të lodrave që është projektuar me lodra të karakterit fizik për fëmijët, ne do të përfundojmë të gjithë pistën e vrapimit dhe pistën e çiklizmit në Liqenin e Tiranës. Pra, për ta kompletuar të plotë të gjithë hapësirën e liqenit. Gjithashtu do të fillojmë edhe me pistat e biçikletave edhe në Liqenin e Kasharit për të inkurajuar sa më shumë lëvizjen fizike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-do-rindertoje-nga-e-para-pallatin-e-sporteve-asllan-rusi/