Në ambientet e ?Tirana Fan Zone? në sheshin ?Nënë Tereza? Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Volejbollit zhvilluan sot Festivalin e Mini-Volley për fëmijë. Festivalin e ndoqën nga afër kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandër Boriçiç, sidhe zëvendëspresidenti, Ozkan Mutlugil, i cili është njëkohësisht President i Federatës turke të Volejbollit, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, e shumë të rinj të pasionuar pas sporteve.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës vlerësoi angazhimin e të gjithë fëmijëve për t?u marrë me sport dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme. ??Tirana Fan Zone? e kemi pajisur me disa fusha, ku njëkohësisht po luhet sport. Kemi disa fusha volejbolli, futbolli, futbolli në plazh dhe volejbolli në plazh, kemi pasur ekipe të taekondo dhe sporte të ndryshme. Kjo ka vetëm një qëllim, duam që ky entuziazëm i krijuar nga Kampionati Evropian i Futbollit të përkthehet në aksion konkret për qytetin e Tiranës. Ministria e Arsimit na thotë se 57% e fëmijëve ose janë obezë ose janë mbipeshë dhe ka vetëm 2 mundësi se si zgjidhet kjo: një mundësi është të mos bëjmë asgjë ose mundësia tjetër, të inkurajojmë një jetë aktive?, tha kryebashkiaku Veliaj.