Report TV - Basha s'bindet as nga Meta: Drejtësia e kapur nga mazhoranca

2016-06-12 2

Ashtu sikurse kryeparlamentari Meta edhe kreu i Demokratëve në një konferencë për mediat sqaroi qëndrimin e PD dhe kushtet e saj për miratimin e Reformës në Drejtësi. Basha tha PD është dhe mbetet e gatshme për kompromis dhe negociata me palët megjithëse do të mbetet kusht i demokratëve mos kapja e sistemit të Drejtësisë nga institucionet shtetërore edhe pse mendon dhe është i qartë se sistemi i drejtësisë është i kapur nga mazhoranca

"Ashtu sikundër në takimin me Ramën shpjegova qartësisht qëndrimin e PD që është dhe mbetet i pandryshuar. PD mbështet Reformën në Drejtësi që do të pastrojë sistemin e drejtësisë. Parakusht mos kapja e sistemit të drejtësisë . A keni besim në një industri ku institucionet do ta kenë në dorë. jemi gati ta mbyllim këtë kapitull pas këtij kushti. Asnjë alibi asnjë vonesë asnjë taktikë nuk ka bërë PD-ja për të bllokuar këtë proces.

Lidhur me votimin elektronik një tjetër pikë që ndan palët Basha thase duhet të miratohet në të njëjtë ditë me Reformën në Drejtësi dhe PD s'pret asgjë më pak se nëni 88 i draftit..Ne jemi të gatshëm për negociata por pa ndryshuar formulën e Venecias tha Basha

Ndërkohë për futjen në kalendar të draftit të Reformës, Basha tha se pranon ndjesën e Metës por mendon se ky është një akt politik dhe jo një gabim teknik.

"Këtë i shpjegova edhe sot Metës. Ai më kërkoi ndjesë për futjen e turpshme në kalendarin e Kuvendit të Reformën në Drejtësi. E pranoj ndjesën por mendoj se ishte një akt politik sot e gjithë ditët."

Kreu i PD-së tha se me kreun e Kuvendit ka rënë darkord për bashkëbisedim dhe arritjen e një marrëveshje në përputhje me atë që thotë Komisioni i Venecias dhe se PD është e hapur dhe negociuese edhe nëse dita e takimit përkon me ditëlindjen e kryetarit të Partisë

Free Traffic Exchange