Ora News – Shëngjini ngre siparin, gati për turistët

2016-06-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një atmosferë festive, në Shëngjin është çelur sezoni turistik. Drejtuesit e pushtetit vendor kanë ftuar turistët që të zgjedhin këtë bregdet, pasi ofron kushtet më të mira dhe çmime konkurruese. Shëngjini është vlerësuar si një destinacion shumë i mirë për pushime edhe nga turstët e parë, jo vetëm vendas por edhe ata nga Kosova, që po pushojnë këto ditë pranë kësaj zone
Çelet sezoni turistik në Shëngjin. Në një atmosferë festive, autoritetet lokale kanë zhvilluar ceremoninë, pjesë e të cilës kanë qenë qindra qytetarë dhe turistë vendas dhe të huaj.
Një panair, ku u ekspozua gjithçka që Lezha ofron, nga gastronomia e deri te objektet e trashegimisë kulturore dhe etnografike të zones ishte një nga risitë e festës.Më pas ajo vijoi me një mbrëmje gala, ku përformuan këngëtarët te njohur të skenes Shqiptare por edhe më gjërë.Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj ka garantuar pushuesit për pastërtinë e ujit dhe rërës, si dhe gadishmërinë e pushetit vendor në ofrimin e shërbimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shengjini-ngre-siparin-gati-per-turistet/

Free Traffic Exchange