Report TV - ''Rally Albania'' nis edicionin e 12-të 1,800 kilometra në terrene të thyera

2016-06-11 1

Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit ka nisur Rally Albania, garë që do të shtrihet për 1,800 kilometra nëpër terrenet e thyera të Shqipërisë.

Eventi sponzorisohet nga Vodafone, ndërkohë që në garë marrin pjesë 120 motoçiklistë dhe 50 automjete nga 15 shtete.

Ceremonia e nisjes u përshëndet nga Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj, I cili u kthye pas 10 vitesh në këtë kompeticion, kësaj here si qytetari I parë I Tiranës.

Drejtori I këtij kompeticioni Edvin Kasimati thotë se pjersëmarrja dhe cilësia e garës është rritur vit pas viti falë kushteve që ofron terreni shqiptar.

Ky është edicioni I 12-të I kësaj gare, e cila do zhvillohet ne Pogradec, Vlorë dhe Pukë, për të përfunduar më 18 Qershor.

Free Traffic Exchange