Haxhinasto në Shkodër, i bën apel qytetarëve të ruajnë sinjalistikën rrugore

2016-06-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Shkodra ku inspektoi përfundimin e punimeve të rrugës Shkodër ? Postribë, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto i bëri thirrje qytetare të ruajnë sinjalistikën rrugore, pasi investimet të gjitha kryhen me paratë e tyre si taksapagues. Zgjodhi të japë këtë mesazh, pasi rruga e re ende pa u inaguruar është përballur me dëmtim të sinjalistikës vertikale.
Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit: Ndonëse rruga sapo ka mbaruar ka filluar që të dëmtohet sinjalistika. Kjo është një gjë për tu ardhur keq, gjithëkush duhet ti verë gishtin kukës dhe të kuptojë se sibnjalistika që dëmtohet është potencial për aksidente.
Ministri Haxhinasto premtoi të tjera investime për qarkun Shkodër. Rruga e Velipojës me vlerë 35 milion dollarë dhe rruga e Muriqanit janë dy projektet që do të nisin së shpejti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/haxhinasto-ne-shkoder-i-ben-apel-qytetareve-te-ruajne-sinjalistiken-rrugore/

Free Traffic Exchange