Florenc Capja dhe Bledar Muça kanë mbetur në burg me një vendim të Gjykatës së Krimeve të rënda në kryeqytet. Të dy akuzohen se kanë qëlluar me armë ndaj policisë gjatë një aksioni të pak ditëve më parë në Elbasan, pranë resortit të fisit Çapja.
Ardian Çapjes i cili nështë i palgosur nga ngjarja, do t?i komunikohet masa e sigurisë në spital, ndërkohë që edhe 5 të tjerëve të cilësuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje gjykata do t'ia komunikojë masën e sigurisë këtë të shtunë
Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, asnjë nga personat nuk ka pranuar akuzat, duke pohuar se nuk kanë qëlluar asnjë efektiv policie. Sipas tyre, ata kanë qënë në banesat e tyre kur kanë dëgjuar të shtënat me armë, dhe se më pas kanë dalë jashtë për të mësuar diçka më shumë. Mirëpo këto pretendime nuk janë marë në konsideratë nga prokurorët, të cilët pritet që ditën e sotme të dalin në masën e sigurimit tre personat e arrestuar.