Report TV - Shqiptarët “pushtojnë” Francën nis hyrja e tifozëve në stadium

2016-06-11 0

Franca është ?pushtuar? sot nga mijëra tifozë kuqezinj që kanë udhëtuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora për të ndjekur dhe përkrahur kombëtaren në ndeshjen e parë përballë Zvicrës.

Qyteti i Lens ku luhet ndeshja sot ?flet? shqip, pasi mijëra tifozë kuqezinj të veshur me simbolet kombëtare kanë ?pushtuar? rrugët, sheshet dhe stadiumin ku do të luhet sfida me këngë, valle, brohoritje dhe thirrje në mbështetje të ekipit kuqezi.

Kombëtarja në ndeshjen e parë duket se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga fakti kur ka luajtur në shtëpi, pasi mbështetja është e njëjta. Në stadium pavarësisht faktit që biletat u shpërndanë në mënyrë të barabartë me tifozët zviceranë, pritet që të ketë më shumë shqiptarë.

Ndërkohë që ka nisur hyrja e tifozëve në stadium, teksa kuqezinjtë kanë filluar shpalosjen e flamujve dhe banderolave pro kombëtares.

Free Traffic Exchange