LSDM: Gruevski të japë llogari - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi ish-kryeministri Nikolla Gruevski dëshmoi lidhur me rastin ?TNT?, ka ardhur reagimi i partisë më të madhe opozitare LSDM, e cila në një komunikatë thekson se ka ardhur koha që ai të përballet me drejtësinë. Në këtë dokument, theksohet se tashmë ka rënë poshtë një nga shpresat e Gruevskit, falja e presidentit Ivanov dhe ai do të japë llogari për korrupsionin dhe krimin e pushtetit që ka qenë realitet prej 10 vitesh në Maqedoni. LSDM thekson se gjithë keqqeverisja e Gruevskit është mbuluar nga mediat pro-qeveritare. Një ditë më parë ish-kryeministri Nikolla Gruevski u mor në pyetje pasi është i dyshuar lidhur me rastin ?Tritoli? për rrënimin e objektit ?Kosmos? ne komunën Gazi i Babes, disa vite me pare. Pas kësaj ai akuzoi Prokurorinë Speciale se po vepron sipas urdhrave të shefit të opozitës Zoran Zaev. Dëshmia e Gruevskit vjen pasi Presidenti i vendit tërhoqi vendimin e tij për te falur zyrtaret e akuzuar ne te ashtuquajturin ?skandal i përgjimeve?.

Free Traffic Exchange