Report TV - Klosi viziton gruan e dhunuar nga ish-bashkëshorti: Banesë e re për të

2016-06-10 1

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi vizitoi Marsela Çaushaj, viktimë e dhunës brutale nga ish-bashkëshorti, fiksuar edhe në pamjet filmike të qytetarëve.

Ministri Klosi pasi pa nga afër masat e marra për rehabilitimin, trajtimin psiko-social të femijëve dhe nënës se tyre, u angazhua për procesin e gjetjes së një shtëpie tjetër, pasi shtëpia aktuale është në gjendje jo të përshtatshme.

Marseles, që është pjesë e skemës së ndihmës ekonomike me pagesën maksimale, gjithashtu i është ofruar punë.

Ministri Klosi mori angazhimin e rindërtimit të shtëpise.

Pasi ka falenderuar për masat e menjëhershme, prezencën e ministrit Klosi dhe interesimin e tij të drejtëperdrejtë, Marsela kërkoi t?i garantohet siguria, dënimin maksimal të dhunuesit, dhe heqja e të drejtës së prindërimit.

Free Traffic Exchange