Ora News – Tahiri përforcon akuzat ndaj gjyqtarit: Masa e sigurisë për policët, qokë politike

2016-06-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e cilësoi absurd dhe të pa denjë as për një student drejtësie, vendimin e gjykatësit Arjan Aliaj për të lënë në arrest shtëpie dy punonjësit e policisë Artion Duka dhe Entjol Xhelilaj. Tahiri deklaroi se situata e krijuar me hetimet për përgjimin nuk i ka dëmtuar marrëdhëniet e Policisë së Shtetit me partnerët, ndërsa njoftoi se së shpejti mbërrin në vendin tonë një avion i Guardia di Financës për të evidentuar parcelat e mbjella me drogë.

Argumentet që gjyqtari Arjan Aliaj përdori në gjykatë për të lënë në arrest shtëpie dy oficerët e Policisë së Shtetit, janë banale dhe nuk i shkkojnë përshtat as edhe një studenti të juridikut.

Ka qenë kjo akuza e radhës që Ministri i Brendshëm adresoi në drejtim të gjyqtarit Aliaj, i cili la në arrest shtëpie dy oficerët e policisë Artion Duka dhe Entjol Xhelilaj.

Në një konferencë për mediat, Tahiri tha se veprimet e gjyqtarit në fjalë kanë për qëllim plotësimin e qokës së radhës politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-tahiri-masa-e-sigurise-per-policet-qoke-politike/

Free Traffic Exchange