Report TV - Çelet për tifozët “Tirana Fan Zone” Veliaj: 24 orë për 30 mijë sportdashës

2016-06-10 0

Tifozët e kombëtares kanë mundësi ta ndjekin Kampionatin Evropian të futbollit ?Francë 2016? në hapësirën e posaçme ?Tirana Fan Zone? në sheshin ?Nënë Tereza?.

Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Evropian. Punimet e fundit para se ?Tirana Fan Zone? të presë spektatorët e futbollit sot në mbrëmje u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se me ?Tirana Fan Zone? Tirana i bashkohet qyteteve moderne evropiane që i kushtojnë hapësira të posaçme tifozerisë në evenimente të tilla.

?Ky vit është i veçantë pasi tifozeria shqiptare është më e ndezur se kurrë për faktin se Shqipëria tashmë ka arritur fitoren historike. Unë besoj se kemi arsye për t?u gëzuar, por edhe një hapësirë fantastike për të kaluar kohë me familjet dhe me fëmijët. Ne kemi menduar që zona të funksionojë 24 orë, pra do të funksionojë pasditeve dhe mbrëmjeve për ndeshjet, por edhe gjatë paradites duke u përshtatur për shumë aktivitete?, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se Kampionati Evropian dhe kjo hapësirë është një mundësi e mirë edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët, por në mënyrë të veçantë të rinjtë, të merren me sport për të pasur një jetë të shëndetshme.