Ora News – Studiuesit kosovarë kërkojnë rishikim të marrëveshjes për Demarkacionin

2016-06-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të 138 vjetorit të lidhjes së Prizrenit në Bibliotekëm Kombëtare është organizuar një konferencë shkencore ku temë kryesore ishte kufiri midis Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas studiuesve kosovarë në bazë të hulumtimeve të bëra rezulton se Mali i Zi ka zgjeruar kufirin drejt territorit kosovar, e për këtë arsye ata i bëjnë apel Parlamentit të Kosovës të rishikojë edhe njëherë marrëveshjen me këtë shtet.
Përcaktimi i kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë në qendër të simpoziumit shkencor të organizuar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në kuadër të 138 vjetorit të lidhjes së Prizrenit.
Çështja e përcaktimit të vijës së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi ka përfunduar mbikqyrjen nga ana e Komisionit shtetëror të Kosovës, ndërkohë që komuniteti shkencor në këtë shtet shpreh shqetësime rreth pasojave politike afatgjata dhe cilësisë së proçesit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/studiuesit-kosovare-kerkojne-rishikim-te-marreveshjes-per-demarkacionin/