Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë i kishte thënë opozitës se reforma në drejtësi është futur gabimisht në agjendën trejavore të punimeve të Kuvendit.
Sipas Palokës, këtë gabim e kishte bërë administrata, por numri i dy i PD-së është skeptik për këtë pretendim të Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se administrata nuk bën gabime të tilla.
Edi Paloka: Siç ju bëra me dije dje pas daljes në faqen e Kuvendit të kalendarit të ri trejavor, ku rezultonte e futur në këtë kalendar dhe reforma në drejtësi në mënyrë krejtësisht ilegale, duke përbërë në vetvete një skandal që nuk ka ndodhur në 25 vite, pasi praktikisht kemi të bëjmë jo më pak se sa një falsifikim të kryer nga kush duhet ta marrim vesh.
Sipas informacioneve që vijnë nga Kuvendit rezulton që të paktën ende jo zyrtarisht na është thënë se ka qenë një gabim i administratës, ndërkohë që e dini shumë se nuk mund të bëjë administrata gabime të tilla.
Nëse nuk do të jetë një gabim i administratës, mendoj se gjithsecili e ka të lehtë të gjykoj se sa e rëndë është se si vepron kjo mazhorancë, si vepron Rama pa pyetur as për ligje dhe rregulla, as për procedura normale por me një vendosmëri kriminale për të kryer gjithçka atij që i intereson qoftë duke shkelur ligjin.
Duke folur për një kallëzim penal të paralajmëruar në prokurori, Paloka tha se Partia Demokratike ishte në pritje të kallëzimit.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/reforma-n...