Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj u shpreh sot se kryeqyteti do të ketë planin urbanistik brenda vitit. Në bilancin 1-vjetor të punës së tij si kryebashkiak, Veliaj tha se Tirana nga një qytet në gjumë, u rikthye 24 orë në punë.
"Parimi ynë janë investimet për të çuar përpara Tiranën. Brenda vitit do të kemi planin urbanistik të Tiranës. Falenderoj PS, LSI, PDIU e FRD që më besuan", u shpreh Veliaj gjatë analizës 1-vjetore të punës së tij si kryebashkiak.
Me moton ?Tirana 1 vit në punë?, Bashkia e Tiranës bëri sot bilancin e punëve publike të realizuara që nga 21 qershori i kaluar, si domethënie për forcën e ndryshimit që solli vota e qytetarëve që besuan te projekti i transformimit të kryeqytetit. Nëprezantimin e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,bëri një pasqyrim të punëve publike, kryesisht në infrastrukturën rrugore, sheshe, rikualifikime urbane, insfrastrukurën arsimore etj, ku theksoise në 1 vit në Tiranëjanë bërë mjaft punë të mira, por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se Tirana është kthyer nëpunë. Në takimmori pjesëkryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, deputeti Pandeli Majko, nënkryetarët e bashkisë, urbanistë, arkitektë e qytetarë.