http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Transporteve ka paralajmëruar se pagesa prej 5 eurosh për automjetet ne rrugën e ?Kombit? do te kete progresivitet, çka do te thotë se ajo do te jete me e larta. Ministri, nuk dha detaje te mëtejshme, se cila do te jete tarifa tavan qe do te aplikohet ne këtë rruge, pasi ajo do te jete pjese e negociatave me fituesin e mundshëm te këtij koncesioni. Për ministrin, tarifa prej 5 euro është nje pagese nen mesataren evropiane. Por deri me tani, Shqipëria ka vuajtur nga koncesionet e bëra keq, kontratat e te cilave i japin te drejte pronareve te rishikojnë tarifat ne dem te konsumatorëve. I pyetur konkretisht per këtë rrezik te mundshëm edhe ne rastin e koncesionit te rrugës Milot-Morine, ministri nuk e përjashton këtë mundësi. Ministria ka deklaruar se brenda muajit do te kete nje vendim lidhur ofertat e paraqitura. Nuk dihet nëse ky tender do te dështoje për te treten here, por ajo qe ekspertet vërejnë është se çmimet e larta do te frenojnë qarkullimin ne rrugën e ?Kombit?.