Report TV - Përgjimet, dy zyrtarët e Policisë së Shtetit mbeten në arrest shtëpie

2016-06-10 1

Dy zyrtarët e Policisë së Shtetit, Artion Duka, kreu i Forcës Operacionale dhe Entiol Xhelilaj specialist në këtë njësi do të vazhdojnë të jenë në "arrest shtëpiak". Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj dy të ndaluarve pas vlerësimit të saj.

"Seanca u zhvillua pa praninë e mediave, ndërsa mësohet se Duka dhe Xhelilaj kanë hedhur poshtë akuzat në adresë të tyre. "S'kemi shkelur asnjë ligj. S'kemi bërë asnjë përgjim. S'kemi sjellë asnjë pasojë që të akuzohemi për shpërdorim detyre", mësohet të jenë shprehur dy të ndaluarit.

Avokati i dy zyrtarëve të Policisë, Dhori Sollaku deklaroi se do apelojnë vendimin.

Free Traffic Exchange