AK: TVSH i vetmi TV publik në kontinent që s'jep kombëtaren e vet

2016-06-10 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përpara televizionit publik të veshur me fanella të kombëtares e me flamuj të kombëtares aleanca kuq e zi ka kërkuar që i vetmi televizion publik të transmetojë ndeshjet e evropianit.
Sipas përfaqësuesit të AK-së, Flavio Qarri anëtarët e parlamentit do të ndjekin nga afër ndeshjet e kombëtares populli shqiptar për shkak të varfërisë e ka të pamundur të paguajë për t?i ndjekur ato:
Qarri: 10 milionë shqiptarë kanë të drejtë të mos paguajnë, pasi paguajnë çdo vit për të parë kombëtaren e tyre. 25 vjet taksa për këtë institucion këtu dhe në ditën më të rëndësishme për kombin shqiptar, televizioni publik nuk transmeton ndeshjet e kombëtares.
A e patë dje Parlamentin? Nëntë ministra dhe 50 deputetë lanë seancën, se kishin punë më të rëndësishme, i hipën avionit klasi biznes, për të shkuar në Francë në hotel me 5 yje për të parë kombëtaren.
Përfaqësuesit e AK-së, protestën e tyre e zhvilluan disa orë përpara nisjes së kampionatit evropian të futbollit në të cilin ekipi kombëtar ndeshjen e parë e ka me Zvicrën ditën e shtunë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ak-tvsh-i-vetmi-tv-publik-ne-kontinent-qe-sjep-kombetaren-e-vet/

Free Traffic Exchange