Report TV - Kolaudimi, Haxhinasto: Mund të refuzojmë rritjen e tarifave

2016-06-10 0

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto paralajmëroi sot rrëzimin e kërkesës së kompanisë së kolaodimit të makinave, SGS për rritjen e tarifës. Nga Lezha, ku mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e portit të jahteve, Haxhinasto tha se "nuk e përjashtojmë mundësinë edhe të refuzimit të kërkesës në shtator". Kompania SGS i ka kërkuar qeverisë rritjen e tarifës vjetore të kolaodimit të automjeteve.

Sa i takon koncesionit të rrugës së kombit, Haxhinasto theksoi se koncesionari do ketë detyrim edhe përfundimin e rrugës.

"Për "Rrugën e Kombit" shpresojmë të kemi një ofertë fituese. Koncesionari do ketë detyrime për të përfunduar rrugën", tha Haxhinasto.

Ndërkohë, Shëngjini do të ketë një port për jahtet. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto u shpreh se porti do të presë jahtet e parë pas 12 muajsh. Sipas tij, kjo vepër është një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit.

"Porti i jahteve në Shëngjin do ta bëjë vendin tonë më tërheqës për turistët. Porti do të jetë operativ brenda 12 muajve.
Pres punime me cilësinë më të lartë për portin i cili do të ketë një kapacitet rreth 200 jahte", u shpreh Haxhinasto.