http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktiviste te Aleancës Kuq e Zi protestuan këtë te premte para Televizionit Publik Shqiptar, per mungesën e transmetimit te ndeshjeve te kombëtares kuq e zi.Tubuesit thane se TVSH duhej te përfaqësonte interesat e publikut dhe te mos lejonte që pjesëmarrjen historike te kombëtares në Francë, shqiptarët ta ndjekin me pagesë. Televizioni Publik, i cili ka nje fond prej mbi 10 milionë eurosh nga taksat e shqiptareve, nuk paraqiti një oferte konkurruese për transmetimin e ndeshjeve te kampionatit Europian. Kjo ndodhi, edhe pse buxheti i TVSH për shkak të këtyre taksave, mund të sillte nje ofertë fituese në çdo tender e për pasojë edhe në transmetimin e Evropianit France 2016. Në këtë mënyrë, do të garantohej mbrojtja e interesit publik, të për të cilin TVSH paguhet që ta përfaqësoje. Ndërkohë, për here te parë ne historinë e Shqipërisë ne nje kompeticion te këtyre përmasave, publiku do te ketë mundësi qe vetëm 40 perqind te ndeshjeve t?i shohë pa pagese.