Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit të LSI-së Petrit Vasili deklaron se ky sesion parlamentar e ka detyrim të mbyllet me miratimin e reformës në drejtësi dhe i bëri thirrje për reflektim
Petrit Vasili: Sesioni parlamentar ka detyrim të mbyllë reformën. Reforma duhej të ishte votuar dje, çdo minutë e humbur është minutë e çmuar. Ky proces sikundër kryeministri ka bërë të ditur dhe pas takimit me Bashën është proces që do të vazhdojë me miratimin e tij çdo reflektim i opozitës është i mirëpritur. E rëndësishme është që ky sesion të mbyllet me miratimin e reformës në drejtësi.
Vasili u tregua i rezervuar lidhur me atë çka është biseduar në takimin Rama Basha por tha: "Ka pasur një debat për një cështje që u bë publike dhe nga Rama dhe Basha lidhur me variantin e ecjes përpara me një shumicë të cilësuar për zgjedhjen e anëtarëve me 2/3 apo për variantin e paraqitur nga opozita për vendet e rezervuara. Këtu ishte pikë ndarjeje dhe keqkuptimi."
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/vasili-parlamenti-duhet-te-mbyllet-me-miratimin-e-draftit-thirrje-per-reflektim/