http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Refuzimi që opozita në Shqipëri i bëri draftit të ri të kompromisit të prezantuar nga ndërkombëtarët para takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, është bërë shkak për qëndrimin e ashpër të Ambasadës Amerikane. Duke cituar burime diplomatike, zëri i Amerikës thekson se ndryshe nga përfaqësuesit e opozitës që këmbënguli te vendet e rezervuara, ata të qeverisë u treguan fleksibël.?Burime ndërkombëtare shpjeguan se SHBA-të dhe BE-ja i paraqitën qeverisë dhe opozitës, javën e shkuar një plan kompromisi për reformën në drejtësi. Plani, i cili i paraprinte takimit mes dy udhëheqësve politik shqiptarë, iu kërkonte të dy palëve të përshtatnin pozicionet e tyre. Burimet saktësuan se ?qeveria e pranoi planin e kompromisit 100%. Opozita pranoi shumë nga aspektet e propozimit por këmbënguli për metodën e vendeve të rezervuara për përzgjedhjen e këshillave të ndryshme?. Pikërisht kjo këmbëngulje nga ana e PD është motivi pse Ambasada e SHBA-ve u shpreh se opozita nuk dëshmoi fleksibilitet.?Një ditë më parë Ambasada Amerikane dhe ajo e BE-së me një gjuhë të drejtpërdrejtë bënë përgjegjës përfaqësuesit e opozitës për dështimin e këtij takimi.