Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Emiliano Shullazit për lirimin e tij nga qelia ku ai mbahet prej më shumë se 1 muaji.Ka qenë relatori i çështjes Shkëlzen Selimi i cili më 2 Qershor 2016 ka vendosur të mos pranojë kërkesën për rekurs mase sigurie të depozituar nga Shullazi.
E njëjta masë sigurie është caktuar dhe për Blerim Shullazin duke mos pranuar rekursin, ndërsa ende nuk ka një vendim të gjykatës për shokun e Shullazit, Gilmando Danin.
Kërkesa e Shullazit u paraqit në gjykatën e lartë më 18 Maj 2016 ku me anë të rekursit ai kërkoi prishjen e arrest me burg dhënë nga gjykata e krimeve të rënda dhe apeli i krimeve të rënda.