Argumentet për pezullimin e Çakos - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbështetet në dyshimet e organit të akuzës se Çako i ka dërguar shkresa Prokurorisë, të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Çako ka dhënë shpjegime për pajisjen e përgjimit. Prokuroria shkruan se shkresa është lakonike dhe konfirmon vetëm tre pika. Në Shqipëri ka hyrë pajisja ?IMSI Catcher?, aparatura është sjellë nga autoritete italiane në kuadër të bashkëpunimeve dhe se pajisja shërben për identifikimin e numrave IMEI dhe jo për përgjim.Ne kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit thuhet se në një shkresë të dytë, Çako ka informuar hetuesit se kjo pajisje është disponuar gjatë gjithë kohës nga partnerët italiane. Por këtu Prokuroia ngre dyshime se në periudhën mes dy dokumenteve dhe krahasimit të tyre, drejtori i policisë, nuk ka kryer verifikime në terren.Një tjetër moment, i cili sipas organit te akuzës është në shkelje me ligjin lidhet me mosdijenine e drejtorit të policisë për regjimin doganor të pajisjes. Edhe pse pajisja ishte futur prej disa ditësh, drejtori policisë ka shkelur ligjin pasi gjatë kësaj kohe duhej të kishte krijuar panoramën e plotë të ngjarjes.Sipas organit të akuzës, sa i përket marrëveshjes së vitit 2007 për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë ligji ngarkon palën shqiptare të njoftojë Interfozën se shtetasit italiane edhe pse gëzojnë imunitet mund të kenë shkelur detyrën me futjen e pajisjes në shqipëri dhe mos regjistrimin e saj në doganë. Këtë detyrë e ka drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit.Mbështetur mbi keto argumente, Prokuroria arrin ne përfundimin se Çako është shprehur i painteresuar për regjimin doganor të pajisjes e për rrjedhojë edhe të detyrës së tij. Një tjetër shkelje është dhe kujdesja që trajnime të tilla të kryhen sipas parametrave të sigurisë ku Çako duhej të pajiste çdo pjesëtar të trajnimit me certifikatë sigurie ndërkohë që nuk ka informacion mbi veprimtarinë e pajisjes në vendin tonë.