Report TV - Rama fton PD: Të negociojmë për një zgjidhje të arsyeshme

2016-06-09 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca mbetet e vendosur të miratojë e vetme reformën në drejtësi, në rast se PD nuk do të japë konsensus. Kreu i qeverisë tha se drafti i ndryshimeve kushtetuese do të vijë shumë shpejt në Kuvend dhe ajo do të miratohet pavarësisht nga kostoja që do të ketë.

"Dua të falënderoj partnerët tanë, SHBA -BE për të gjitha përpjekjet e jashtëzakonshme që kanë bërë prej 1 vitit e gjysmë me një durim të jashtëzakonshëm për të krijuar kushtet për një proces gjithëpërfshirës ku në fakt të vendit që të nuk deshën të përfshihen seriozisht, ishit ju. Dhe dëshiroj të falënderoj gjithashtu edhe për deklaratën e djeshme e cila konfirmon pa asnjë ekuivok se drafti që tani ka hyrë në rrugën për të ardhur drejt sallës, s?është i PS e as i LSI-së, nuk është drafti i PDIU, nuk është drafti i shumicës parlamentare, por është drafti i përbashkët i yni i shqiptarëve, i SHBA. Mungon vetëm PD, opozita e sotme e Shqipërisë. Drafti do të vazhdojë në rrugën e vet dhe ne do të vazhdojmë t?iu shtrijmë dorën e bashkëpunimit duke mbajtur hapur derën e negociatave. Ne nuk na intereson fitorja politike dhe nuk i gëzohemi disfatës tuaj që tani është e qartë në sytë e gjithë shqiptarëve lidhur me kush është kush në procesin e përpjekjes për t?i dhënë vendit një reformë në drejtësi, sepse na intereson më shumë një fitore e përbashkët, që duhet të kurorëzohet si një fitore e Shqipërisë në vjeshtë, për të çelur negociatat me BE. Por, kjo do të ishte vetëm ana simbolike e një suksesi të përbashkët, ndërkohë që thelbi i suksesit do të ishte dhe do të jetë me një ju ose pa ju, shembja e ngrehinës së kalbur të sistemit të sotëm të drejtësisë", u shpreh Rama.