Ora News – Vendosen matësat në Kavajë, brenda 25 qershorit instalohen në Shijak dhe Krujë

2016-06-09 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 1 korrikut asnjë qytetar nuk do të marrë furnizimin me energji elektrike në rast se nuk ka sahat matës. Investimi i OSHEE për të pajisur çdo abonent me sahat matës, që përfshin të gjithë vendin, do t?i japë fund një herë e përgjithmonë faturimeve afrofe. Proçesi i vendosjes së matësave aktualisht ka përfunduar në Kavajë, ndërsa brenda 25 qershorit nuk do ketë më faturim afrofe as në Shijak dhe Krujë.
Në Kavajë nuk do të ketë më faturime afrofe. OSHEE ka përfunduar instalimin e matësve në masën 100 përqind në qytet, ndërkohë që deri në fund të muajit pritet të instalohen matësat edhe në zonën e Shijakut dhe Krujës.
Drejtori i OSHEE për rajonin e Durrësit, Plator Mehmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për përfundimin sa më të shpejtë të proçesit të vendosjes së matësave të energjisë elektrike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendosen-matesat-ne-kavaje-brenda-25-qershorit-instalohen-ne-shijak-dhe-kruje/

Free Traffic Exchange