Prej më shumë se 20 vitesh banorët e fshatrave Mazhe, Mallkuç, Bilaj dhe Murçine ne rrethin e Krujës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Premtimet për zgjidhjen e këtij problemi kanë mbetur vetëm në letër, teksa ripërsëristen sa herë ka zgjedhje.
Ndonëse ujëmbledhësi i Fushë-Kuqja që furnizon me ujë një pjesë të Shqipërisë së mesme është afër këtyre fshatrave, nuk janë bërë investime që uji të mos mungojë edhe në këto zona.
Banoret bëjnë çdo dite me kilometra rrugë për të siguruar lëngun jetik.
Panoramë e ngjashme paraqitet edhe në shumë fshatra të tjerë të Krujës.