Report TV - Balla: Bllokimi i seancës, pjesë e skenarit

2016-06-09 0

Nga jashtë sallës së Kuvendit deputeti socialist Taulant Balla tha se fakti se PD ndërpreu seancën dhe krijoi rrëmujë në Kuvend është pjesë e një skenari të porositur paraprakisht nga Berisha dhe Basha të cilët nuk ndodhe në Shqipëri. "E dinim që dje që PD është porositur nga Basha dhe Berisha që sot të shkaktojnë incidentet në sallë.
Porosia ishte shumë e qartë, kur të flasë kryeministri të sulmojnë foltoren se unë nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që të thuash lule është gjë e keqe. S'ka rëndësi kjo rëndësi ka që reforma të mos miratohet me tufa. Po ecin sipas një skenari të caktuar, e keqja është se me apo pa ata reforma do të behet dhe këtë se dinë këta", u shpreh Balla.