Report TV - Reforma në drejtësi, Rama Opozitës: Thirrini mëndjes

2016-06-09 0

"Dua të falënderoj partnerët tanë, SHBA -BE për të gjitha përpjekjet e jashtëzakonshme që kanë bërë prej 1 vitit e gjysmë me një durim të jashtëzakonshëm për të krijuar kushtet për një proces gjithëpërfshirës ku në fakt të vendit që të nuk deshën të përfshihen seriozisht, ishit ju. Dhe dëshiroj të falënderoj gjithashtu edhe për deklaratën e djeshme e cila konfirmon pa asnjë ekuivok se drafti që tani ka hyrë në rrugën për të ardhur drejt sallës, s?është i PS e as i LSI-së, nuk është drafti i PDIU, nuk është drafti i shumicës parlamentare, por është drafti i përbashkët i yni i shqiptarëve, i SHBA. Mungon vetëm PD, opozita e sotme e Shqipërisë. Drafti do të vazhdojë në rrugën e vet dhe ne do të vazhdojmë t?iu shtrijmë dorën e bashkëpunimit duke mbajtur hapur derën e negociatave. Ne nuk na intereson fitorja politike dhe nuk i gëzohemi disfatës tuaj që tani është e qartë në sytë e gjithë shqiptarëve lidhur me kush është kush në procesin e përpjekjes për t?i dhënë vendit një reformë në drejtësi, sepse na intereson më shumë një fitore e përbashkët, që duhet të kurorëzohet si një fitore e Shqipërisë në vjeshtë, për të çelur negociatat me BE. Por, kjo do të ishte vetëm ana simbolike e një suksesi të përbashkët, ndërkohë që thelbi i suksesit do të ishte dhe do të jetë me një ju ose pa ju, shembja e ngrehinës së kalbur të sistemit të sotëm të drejtësisë", u shpreh Rama.

Sado i lartë të jetë çmimi, tha Rama, është shumë e lartë kostoja e mbajtjes në këmbë, kostoja e këtij sistemi horrllëku që materializohet çdo ditë në sytë e shqiptarëve, në sallat e gjyqeve që janë salla ku njerëzve të thjeshtë ose duhet ta blejnë drejtësinë, ose duhet a shohin atë tu ikë nga duart e shitur me një ccmim shumë të shtrenjtë. "Cilido që të jetë çmimi, reforma ia vlen për këtë çmim?, u shpreh Rama.

Ai tha se shpreson që koha e mbetur ta vetëgjyqësojë PD-në se në mënyrë që reforma të miratohet nga të dyja palët. ?Ju pashë dje me një përpjekje të dëshpëruar. Donit të provonit me emaile pune në bashkëpunim me partnerët se ju keni të drejtë. Dhe flisnit për disa data të fillimit të vitit. Por ka një të vërtetë tjetër që është shumë më e freskët. Ju nuk erdhët në komisionin e posaccëm parlamentar përpara shumë pak javësh për vendet e rezervuara. Erdhët për t?i thënë jo draftit të reformës dhe duke vënë në tavolinë një draft të njëanshëm, të ri dhe tërësisht tuajin. E shikon Jozefinë sa qesharake janë duke të të bërë ata që udhëheqin dhe administrojnë PD-në", theksoi Rama.

Free Traffic Exchange