Pezullimi i Cakos - Rama e quan ‘killer” gjyqtarin Aliaj edhe në kuvend: Nuk ka përgjime

2016-06-09 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i doli në krah Haki Çakos edhe në foltoren e Kuvendit duke e quajtur gjyqtarin Arjan Aliaj i cili mori vendimin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë , si dje, ?një killer? dhe quajti horra.
Edi Rama: Ajo që ndodhi me policinë e shtetit është kundërveprimi, ne presim dhe të tjera por ju nuk keni parë gjë akoma, për një arsye shumë të thjeshtë. Nuk keni parë akoma çfarë do të sjellë reforma në drejtësi. Shumë kush deri para disa kohësh ka bërë një analizë të paplotë kur ka thënë se ju keni frikë reformën në drejësi. Nuk është vetëm frika është dhe ana tjetër e medaljes. Keni varur shpresat tek aleanca me këta horra, me këta që kanë turpëruar Shqipërinë. Me këta që i kanë vënë Shqiëprisë damkën e nëj vendi ku vetëm drejtësi nuk ka.
Gjyqtarët e ndershëm do i vendosë radiografia e vetingut se kush janë. Kur të dalin pa njollë do i quajmë të ndershëm, por që ta kalojnë radiografinë me sukses duhet të provojnë se pasuria e tyre, dhe jo vetëm e tyre, por dhe e të afërmve është e ligjshme, karriera e tyre është e denjë dhe se kapaciteti i tyre moral është i pranueshëm. kur të kalojnë këtë patjerër që do i shjikojmë me shumë respekt.
Unë nuk flas përgjithësisht por konkretisht. Për një killer që është vendosur në këtë proces pa short pa radhë dhe jashtë çdo rregulli nga një kryetar gjykate i Tiranës i cili jam shumë i paduruar të shoh si do kalojë radiografimin?
?Pajisja është në regjim diplomatik. Shkoni merreni pra, është në Itali. Futuni në betejë dhe me Italinë, se që na keni futur në siklet shumë të madh. Pas pak ditësh do të vijë avioni për të fotografuar parcelat me kanabis. Si të vijë avioni, t?ju kërkojë leje ju apo prokurorisë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-quan-killer-gjyqtarin-aliaj-edhe-ne-kuvend-nuk-ka-pergjime/