http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregu çam ne Tirane është nje nder me te populluarit, por prej shume vitesh, aty nuk ishte bere asnjë investim. Bashkia ka nisur rikonstruksionin e zonës, e cila sipas kryetarit Erion Veliaj, do te bëhet një hapësire pedonale. Kryebashkiaku Veliaj tha se rikonstruksioni i dy rrugëve kryesore të kësaj zone, do t?i vijë në ndihmë jo vetëm banorëve aty, por edhe tregtarëve. Projekti i Bashkisë Tiranë, përfshin ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve si edhe të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore, kanalizimet, linjat rezervë për elektro-telefoninë dhe ujësjellësin. Pjesë e punimeve është edhe pajisja me sinjalistikën e duhur si dhe vendosja e ndriçimit.