eanca e Kuvendit ka ndërprerë punimet rreth një orë pas fillimit të saj si rrjedhojë e përplasjes së kryeministrit Edi Rama me deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Kreu i qeverisë ironizoi PD-në për çështjen e përgjimeve kur u shpreh se askujt nuk i intereson se çfarë bisedo ish-kryeministri Sali Berisha me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, apo dhe për ankesat e Jozefina Topallit. Rama tha më tej se ajo që dihet është se në PD janë të gatshëm për t'i marrë shpirtin njëri-tjetrit, por kanë mbetur vetëm një tufë e vogël. Kjo fjalë e kryeministrit solli irritimin e Flamur Nokës i cili iu afrua foltores së Kuvendit. Drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj ndërpreu seancën për 10 minuta.