Pas dy konferencave për mediat një ditë më parë ministri i Brendshëm ka reaguar sërish sot me tone ashpra ndaj Gjykatës së Tiranës e madje ka përfshirë edhe presidentin Nishani.
Akuzat e Tahirit kanë shkuar në drejtim të Gjykatës së Tiranës në lidhje me vendimin që gjyqtari Arjan Aliaj dha për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Tahiri tha se Aliaj është përzgjedhur jashtë shortit dhe jashtë ligjit, me justifikimin se gjyqtari i përzgjedhur me short kishte probleme shëndetësore.
"Zëvendësimin antilogjor dhe jashtë procedurave të shortit të përcaktuar. Përcaktimi jashtë shortit duhet që Gjykata të pranojë që skandali ekziston dhe është përzgjedhur gjyqtari Arjan Aliaj se tjetri kishte probleme shendërtësore. Kjo është hera e dytë që dëgjoj të tilla justifikime. Hera e parë kur Gjykata e Tiranës mbron një skandal pa respektuar ligjin rregullat e shortin duke përzgjedhur një gjyqtar jashtë ligjit jashtë rregullave."-tha ministri
Ministri i Brendshëm i kërkoi Presidentit të Republikës, në rolin e kryetarit të KLD, të përgjigjet se për cilat arsye u përzgjodh ky gjyqtar që ka liruar persona të dënuar për vepra të rënda penale, për të dhënë një vendim, që sipas tij është i paligjshëm.
"Unë po pyes presidentin , kryetarin e KLD për të cilat arsye u përzgjodh Arjan Aliaj. Pse u përzgjodh ai që ka liruar vrasës, përdhunues. për cilat arsye u përzgjodh Arjan Aliaj që ka liruar të dënuar, vrasës. Pse u përzgjodh jashtë shortit. Unë besoj presidenti do kthejë përgjigje. Për sa kohë nuk ka kthyer përgjigje deri më sot për të tjera skandale. Ju kujtoj se i kam denoncuar presidentit një gjyqtar që ka liruar një person që ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë .I kam denoncuar shumë gjyqtarë presidentit dhe ai nuk është përgjigjur."-tha Tahiri sot në konferencën për mediat
Ai është shprehur gjithashtu skeptik për një përgjigje të kreut të shtetit, duke theksuar se ai ka qëndruar në heshtje edhe kur është pyetur për gjyqtarë të tjerë të përfshirë sipas tij në raste të ngjashme.
?Reforma në drejtësi është vullnet, kurajo dhe forcë për t?u bërë me qytetarët dhe për t?u thënë gjyqtarëve të korruptuar e që mbrohen politikisht ?ndal?, ka vijuar Tahiri.
Tahiri tha se ka ritheksuar se, segmente të prokurorisë dhe gjykatës janë bërë pjesë e frontit që nuk duan reformën në drejtësi. Ndaj dhe ?ky sistem duhet tronditur nga themelet për t?i dhënë liri prokurorëve dhe gjyqtarëve të bëjnë drejtësi sipas ligjit dhe jo sipas politikës?, ka shtuar Tahiri.