Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mark Marku dhe Aleksandër Çipa analizuan në edicionin qëndror të lajmeve në Ora News deklaratën e ashpër të SHBA e BE për dështimin e konsensusit për reformën në drejtësi dhe reagimin e Partisë Demokratike si e fshikulluara e qëndrimit të ndërkombëtareve. Për dy analistët deklarata ishte e qartë duke nxitur opozitën që të reagojë në Kuvend për të miratuar reformën, dhe në këtë pikë nuk lë vend për evazitet. Ndërsa reagimi i Selisë Blu, për Markun la paqartësi, ndërsa për Çipën shtoi skepticizmin për futjen e reformës në Kuvend.
Analistët Mark Marku dhe Aleksandër Çipa komentuan për Ora News reagimin e ashpër të SHBA dhe BE për dështimin e dakordësisë në takimin Rama-Basha për Reformën në drejtësi.
Mark Marku: Deklarata është shumë e qartë
Aleksandër Çipa: Nuk lihet përmes kësaj deklarate asnjë evazitet, madje asnjë pretendim.
Për Markun përgjegjësia i atribuohet opozitës, por sipas tij një kundërvënie e selisë blu ndaj ndërkombëtareve nuk do ishte e mirë.
Mark Marku: Konsiderohet sikur opozita e ka penguar, ka shmangur kompromision. Një kundërvënie ndaj faktorit ndërkombëtar nuk do ishte e mirë.
Por për Çipën, deklarata e SHBA nuk krijon në mënyrë të drejtpërdrejtë një balancë të përgjëgjësive
Aleksandër Çipa: Ambasada amerikane në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk krijon një balancë të përgjegjësisë për vonesën e këtij procesi të deritanishëm, por përkundrazi i inkurajon pretendimet e opozitës të mos jenë arsye penguese.
Analistët ishin në lidhje direkte në kohën kur demokrati Oerd Bylykbashi iu përgjigj Ambasadës Amerikane duke publikuar komunikime me ekspertët e Euralius dhe Opdat. Në analizën e Markut, deklarata la pas paqartësi, ndërsa për Cipën tregoi vendosmërinë për të këmbëngulur në opsionin e Vendeve te Rezervuara
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-marku-pergjegjesia-i-atribuohet-opozites-cipa-skrijon-balance-te-pergjegjesise/