Dy pjestarë të fisit Çapja kanë qëlluar mbi forcat e policisë të cilat kanë qenë duke i mbikqyrur. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se grupi i mbikqyrjes, që përbëhej nga katër persona, kanë qenë efektiv policie civilë nga forcat operacionale.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku ata kanë qëlluar 30 plumba dhe pas kësaj policia ka bërë prangosjen e tyre dhe shpalljen në këkrim të një tjetri.
Të shtënat me armë zjarri kanë qenë në afërsi të banesës së Çapjave në Elbasan në zonën e quajtur ?Kisha e Shën Piut? por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndërkohë që drejt këtij qyteti janë nisur edhe forcat RENEA me blind.
I gjithë territori po vëzhgohet nga forcat e policisë, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se është qëlluar 30 herë në ajër.
Kjo është bërë në shenjë proteste pasi ata prej kohësh janë nën mbikëqyrje nga forcat e policisë për shkak të përplasjeve dhe hasmërive që kanë.
Policia po kryen kontrolle edhe ne banesa te tjera te Çapjave. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/elbasan--apjat-gjuajn--policin--kapen-dy-persona-nj--n--k-rkim-360106.html#sthash.LQ1oYdIG.dpuf