Dekorohen nga Presidenti me urdhërin ?Naim Frashëri? studentët të cilët u diplomuan për herë të parë në fushën e mjekësisë në vitin 1966. Në 50 vjetorin e krijimit të Fakultetit të Mjekësisë, ish-studentët janë mbledhur së bashku përsëri.
Nga 200 studentë që filluan kursin në vitin 1961, vetëm 100 arritën të diplomoheshin, të cilët më pas u bën mjekë të njohur ose pedagogë. Profesor doktor Flamur Tartari, një prej studentëve të diplomuar në ato vite ka treguar disa nga arritjet e mjekësisë shqiptare dhe si ka ndryshuar ajo.
Rektori aktual i Universitetit të Mjekësisë tha se diplomimi i vetëm 100 studentëve tregon se fakulteti funksiononte që në atë kohë. Ish-studentët u shprehën nostaligjikë për mënyrën se si mësohej mjekësia në atë kohë, ndërkohë që vlerësuan arritjet që janë bërë deri më sot.