Ora News – “Ngërçi” me Petroliferën, Bankers rinis prodhimin e naftës nga Patos-Marinza

2016-06-08 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bankers njofton se ka rifilluar prodhimin e naftës, të ndërprerë përkohësisht për rreth 1 javë për shkak të bllokimit të aktivitetit të terminalit të Petroliferas në Vlorë. Kompania njofton se rinisja e punës në Petrolifera të martën ka mundësuar edhe rifillimin e operacioneve të prodhimit të naftës nga fusha e Patos-Marinzës. Sipas Bankers, prodhimi do të kapë nivelet e mëparshme gjatë javës së ardhshme.
Pas rreth një javë ndërprerje të prodhimit, Bankers ka njoftuar se i është rikthyer normalitetit.
Rinisja e aktivitetit të terminalit të Petroliferas në Vlorë të martën ka bërë që kompania më e madhe eksportuese në vend, Bankers Petroleum të nisë normalisht prodhimin e naftës në Shqipëri.
Gjatë gjashtë ditëve të fundit, Bankers e reduktoi prodhimin me rreth 4.000 fuçi naftë në ditë në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, për shkak të mungesës së magazinimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ngerci-me-petroliferen-bankers-rinis-prodhimin-e-naftes-nga-patos-marinza/