Ora News – Paloka: Tahiri sulmoi gjykatësin që pezulloi Çakon, BE dhe SHBA të reagojnë

2016-06-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas deklaratave të ministrit Tahiri, se gjyqtari që pezulloi Haki Çakon ka liruar nga burgu person të dënuar vrasje dhe përdhinim, ka reaguar edhe PD.
Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka, tha se Tahirin e ka kapur paniku i arrestimit dhe për këtë arsye po shantazhon Gjykatën e Apelit. Ndërkohë i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar, BE dhe SHBA që të reagojnë duke dënuar sulmin.
Deklarata e Palokës
Saimir Tahiri i kapur nga paniku i arrestimit për shkak të krimit që ka kryer, përgjimi i paligjshëm, është hedhur në një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë.
Ai sulmoi ashpër sot gjykatësin që miratoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sulmoi dhe organin e akuzës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paloka-tahiri-sulmoi-gjkyqtarin-qe-pezulloi-cakon-be-dhe-shba-te-reagojne/