Ora News – Rama e Tahiri kundër gjyqtarit Aliaj: Killer me pagese liroi vrasës e përdhunues

2016-06-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtari Arjan Aliaj i cili firmosi një ditë më parë masën për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe arrestimin per dy vartësit e tij, është venë në shënjestër të akuzave të ashpra nga kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Me më anë të një statusi në facebook kryeministri Edi Rama e ka cilësuar gjyqtarin Aliaj një personazh të zhytur thellë në kënetën e sistemit të drejtësisë. Madje kreu i qeverisë shkon më tej kur e cilëson gjyqtarin Aliaj një killer me pagesë
Edi Rama shkruan: ?Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë? Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të vërë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t?i shtypur kokën drejtësisë??

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-tahiri-kunder-gjyqtarit-aliaj-killer-me-pagese-liroi-vrases-e-perdhunues/