Djali dhunon vajzën në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku ish-bashkëshorti goditi gruan e tij në Vlorë, një tjetër rast i dhunës u regjistrua në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në fundjavë në afërsi të shkollës ?Emin Duraku? ku pamjet tregojnë se si ky djalë i ri godet me grusht një vajzë. Sipas dëshmitarëve, të cilët panë skenën e dhunës ai e goditi dhe herë të tjera vajzën e në fund u largua me të me një makinë Volsvagen Golf ngjyre blu. Një ditë më parë në sy të fëmijëve Ilirjan Pajo 44 vjeç nga Vlora, goditi ish-bashkëshorten e tij, e cila për shkak të dhunës e kishte ndarë. Me grushta e shkelma, ai qëlloi gruan, e cila u mundua të shmangej bashkë më dy fëmijët në krahë. Menjëherë pas publikimit të videos, policia prangosi 44 vjeçarin ne zonën e tregut te madh ne lagjen ?28 nëntori?.

Free Traffic Exchange