Verifikime dhe jo hetim për Saimir Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pezullimit nga detyra të Haki Çakos dhe dy vartësve të tij, Prokuroria dërgoi në laboratorin shkencor të policisë së shkencore dy serverët e sekuestruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas hetuesve, ka dyshime të forta se materialet dhe dokumentet e ruajtura në kompjuterët e Drejtorit të Forcave Operacionale Artion Duka dhe oficerit Enton Xhelilaj, mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si është përdorur pajisja e përgjimit ?IMSI-CATCHER?. Edhe pse materialet e ruajtura në kompjuter mund të jenë fshirë theksojnë hetuesit, përsëri ato lënë gjurmë në sistem dhe mund të rikuperohen, duke u përdorur më vonë edhe si provë materiale. Pavarësisht se Haki Çako u pezullua nga detyra, burime nga grupi hetimorë sqaruan për Vizion Plus se, nuk ka asnjë hetim për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por ndaj tij po kryhen vetëm verifikime në shkëmbimin e dokumentacioneve me vartësit e tij.Pas këtij verifikimi në rast të konstatimit të ndonjë shkelje ligjore, kjo procedurë do t?i kalohet për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë për dy vartësit e Çakos, Gjykata caktoi masë sigurie arrest në shtëpi dhe me mbikëqyrje elektronike. Kjo masë shtrënguese u mor pasi Duka dhe Xhelilaj mund të ndikojnë në prishjen e provave të vlefshme për akuzën.Gjithashtu po vijojnë hetimet për të provuar nëse, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të implikuar në të ashtuquajtur skandalin e përgjimeve.