Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në spitalin rajonal të Fierit janë paraqitur dhjetëra raste në dy javët e fundit të kafshimeve nga gjarpëri dhe merimanga e zezë apo akrepi. Mjekët thonë se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën, por u kanë bërë thirrje fermerëve të marrin masa mbrojtëse gjatë punës së përditshme në bujqësi.
Fier-Dhjetëra raste nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve janë regjistruar në spitalin rajonal të Fierit. Mjekët pohojnë se helmimet janë shkaktuar nga kafshimet e gjarpërinjve, apo pickimet e merimangës se zezë, akrepit, apo bletës. Gjeografia e zonave përfshin fshatrat e thellë Peshtan, Cakran dhe Mallakastrën
Sipas mjekut toksikolog janë kryesisht fermerë që merren me bujqesi dhe blegtorale, personat e paraqitur në spital, të cilët janë këshilluar që punët e përditshme ti bëjnë të pajisur me cizme dhe doreza plastike.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kafshimet-nga-gjarperi-dhjetera-raste-ne-spitalin-rajonal-te-fierit/