Report TV - Skandali i Përgjimit, Çako apelon vendimin për pezullim nga puna

2016-06-08 0

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako apelon në gjykatë pezullimin e tij nga detyra, masë të cilën një ditë më parë ja komunikoi prokuroria e Tiranës pasi e akuzon Çakon për shpërdorim detyre në lidhje me dyshimet se pajisja ?Imsi Catcher? është përodrur për përgjime të jashtëligjshme.

Apelimin e pezullimit Cako e ka depozituar këtë të mërkurë në gjykatën e Tiranës, ku në 6 faqe të argumentuara kërkohet prishja e vendimit të marrë nga gjyqtari Arjan Aliaj.

Burime nga gjykata e Tiranës i thanë Report TV se kërkesa e apelit është regjistruar dhe në hrakun kohor të 10 ditëve do të vendos gjykata e apelit me anë të shortit trupën gjykuese dhe datën e zhvillimit të procesit.

Një ditë më parë prokuroria e Tiranës i komunikoi Cakos masën e pezullimit nga detyra dhe dy vartësve të tij Artion Dukës dhe Entiol Xhelilajt masën e sigurisë arrest në shtëpi.