Berat - Kanalet vaditëse pastrohen pas 25 vitesh, përfitojnë fermerët

2016-06-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra fermerë në Bilçë të Beratit, një nga zonat e njohura për prodhimet bujqësore cilësore nuk do kenë më probleme me vaditjen e të mbjellave. Bashkia e Beratit po përfundon investimin për pastrimin e kanalit kryesor me gjatësi rreth 13 km që do i japë përfundimisht zgjidhje problemit të vaditjes dhe kullimit të tokave bujqësore.
Kryebashkiaku i Beratit,Petrit Sinaj: Investimi 75 mln lekë të reja që kap një kanal prej 13 km të gjatë dhe që vadit një tokë deri në 350 Ha. Një investim i munguar prej 20 e kusur vjet.
Për fermerët e Bilçës, sistemimi i kanalit, përveçse zgjidh problemi e vaditjes, do u mundësojë edhe kultivimin dy herë të vit të tokës bujqësore.
Ndërhyrja në kanalin kryesor vadidtës, bëhet për herë të parë pas 25 vitesh, dhe paralelisht po punohet edhe për rrugën shoqëruese të tij, që përshkon vreshtat, ullishte e pemtari të zonës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kanalet-vaditese-pastrohen-pas-25-vitesh-perfitojne-fermeret/